E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolegji i Posaçëm nxjerr nga sistemi i drejtësisë për 15 vite Arjana Fullanin, bashkëshorte e ish-guvernatorit Ardian Fullani
Publik News

Kolegji i Posaçëm nxjerr nga sistemi i drejtësisë për 15 vite Arjana Fullanin, bashkëshorte e ish-guvernatorit Ardian Fullani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimimin e ish-gjyqtares së lartë Arjana Fullani për të mos u përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Ky vendim është dhënë më herët nga KPK, shkalla e parë e vettingut, por Fullani e ankimoi në shkallën e dytë, raporton newsbomb.al.

Tre vite më parë Arjana Fullanit i ka mbaruar mandati në Gjykatën e Lartë, por ajo refuzoi t’i nënshtrohej vettingut me pretendimin se nuk e kishte më statusin e magjistratit meqë nuk ishte më gjyqtare. Në mënyrë që të vazhdonte punën në sistemin e drejtësisë dhe po ashtu procesin e vettingut, KLGJ i ofroi asaj një pozicion pune si gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Por ajo sërish refuzoi.

Fullani citohet nga KPK të jetë shprehur se “nuk dëshiron të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli, as tani dhe as në të ardhmen.”

Komisioni mori vendim duke e cilësuar këtë si dorëheqje dhe duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipëris Adrian Fullani nuk pranoi vendimin dhe e ankimoi atë në shkallën e dytë dhe përfundimtare të vettingut. Sot KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK dhe ka rrëzuar ankimimin e saj duke e nxjerr për 15 vite nga sistemi.

Vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) janë të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk mund të bëhet më ankimim.

Arjana Fullani e ankimoi vendimin e KPK-së të datës 23 korrik 2019, për përjashtimin e saj për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, por KPA e rrëzoi ankimin.

Sipas KPA-së, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për vetingut, Fullani ishte gjyqtare ndërsa shton se vendimi i KPK është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

arjana fullani kpa

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Fullani tha se do të vijojë betejën e saj ligjore. “Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shume mirë ligjin procedural, mendo ca ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, tha Fullani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.