E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolegji rrëzon tjetër kërkesë ankimore të Partisë Demokratike
Publik News

Kolegji rrëzon tjetër kërkesë ankimore të Partisë Demokratike

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për të përsëritur zgjedhjet në qarkun e Fierit.

Pas shqyrtimit të kërkesës për parregullsi gjatë votimit dhe numërimit, Kolegji Zgjedhor e konsideron si të pambështetur në prova.

Kështu mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i Komisionit për Ankesat dhe Sanksionet, KAS. Më parë, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës në Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

Pak dite me parë ky institucion ka rrezuar edhe kërkesën e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve. Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e PD se shtatë anëtarët e tij nuk garantojnë paanshmëri në gjykim të ankesave për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, janë të pabazuara.

Ndaj gjyqtarët e Kolegjit vendosën të mos e marrin atë parasysh dhe të vijojnë procesin e shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga subjektet zgjedhore për pjesën tjetër të qarqeve për të cilat ka pretendime për parregullsi në zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.