Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e “Alibeajt
Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë kërkesën e grupit të PD-së së “vulës” për çregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ky vendim bën që ky koalicion i drejtuar nga kreu i PD-së Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe partia PBDNJ të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke lënë në fuqi vendimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit.
Kujtojmë se Enkelejd Alibeaj çoi kërkesë në Kolegjin Zgjedhor me pretendimin se Berisha ka përdorur logon e Partisë Demokrtike për koalicionin e krijuar.
Ata kërkuan të bëhej çregjistrimi i këtij koalicionin, dhe të gjendej një rrugë tjetër për regjistrimin e tyre në këto zgjedhje, pa përdorur elementë përbërës të partisë zyrtare
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



