E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kolegu” i Veliajt, Altin Dumani  e merr nën akuzë dhe i heton pasurinë kryebashkiakut të Tiranës
Lajme

“Kolegu” i Veliajt, Altin Dumani e merr nën akuzë dhe i heton pasurinë kryebashkiakut të Tiranës

Edhe pse  Erion Veliaj u thirr në SPAK ai si mjeshtër i sajesave dhe gënjeshtrave bëri disa spektakle publike.

Në fillim u operua, pastaj u shmang me udhëtimet jashtë dhe në fund doli në media dhe tha se shkoi vetë te “kolegët” e tij për të pasur një marrëdhënie proaktive sepse mund të shkonte në çdo orar, kur të donte ai, në SPAK.

Dikur nga ethet për të marre dhe drejtimin e Federatës së Futbollit i shpalli luftë Armando Dukës  duke thënë se kishte dhe b*le hekuri dhe SPAK-un e kishte në kontroll. Por pasi  shkoi në SPAK  e lanë të priste një orë te dera se kishte shkuar kur donte ai dhe jo në orarin që kishte në fletëthirrje.

“Kolegët” e marrin nën akuzë dhe i hetojnë

U mbajt për 7 orë, u pyet gjerë e gjatë dhe kur doli kishte një tjetër qasje. Te dera qeshi, por më pas në një mbledhje “online” të Këshillit Bashkiak shpërtheu.

I punoi vetëdija, filloi të reflektonte. E kuptoi se çfarë kishin mundur të zbulonin prokurorët e SPAK-ut në hetimet e tyre.

5 DOSJET E VELIAJT

Për Erion Veliajn nuk ka një, por më shumë se 5 dosje. Janë inceneratorët, dosja “5D”, prishjet e pallateve, dhëniet e lejeve të ndërtimit në Tiranë, shembja e teatrit e të tjera. Këto janë ato që dihen publikisht.

Erion Veliaj tentoi të sillej me SPAK-un sikur ishte shefi i tyre.

“Kolegët” e marrin nën akuzë dhe i hetojnëErion Veliaj

I quajti dhe kolegë. Një sjellje monstruoze, një artikulim i pështirë i një individi që nuk i shkonte aspak dhe tani me dokumente e fakte po provohet se Erion Veliaj është person në hetim nga SPAK-u dhe ndaj tij ka filluar hetimi pasuror. Sipas informacioneve ka qenë një reagim i ashpër i Ramës  nga një telefenatë e tensionuar për deklaratat skandaloze duke i quajtur “llum” mediat dhe “kolegé”  prokurorët e SPAK-ut.

Më në fund doli dokument i firmosur nga prokurori Ols Dado, për hetimin e   Veliajt dhe familjarëve të tij.

“Kolegët” e marrin nën akuzë dhe i hetojnë

“Kolegët” e marrin nën akuzë dhe i hetojnë

Erion Veliajt po i hetohet pasuria, gjithashtu edhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila, megjithëse juriste, është kthyer në një kuratore arti.

Vëllai i tij, Arbër Veliaj, i cili është kthyer në një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri nëpërmjet kompanive të tij për shpërndarjen e reklamave nga bizneset më të mëdha, të cilat i përdor për të goditur mediat kritike ndaj vëllait të tij, por edhe për të siguruar pasurinë.

Personi në hetim është edhe nëna e Erion Veliajt, e cila me kursimet e saj e martoi djalin në Kalanë e Gjirokastrës, me dhjetëra apo qindra miliona lekë dasmë, të cilën Shqipëria nuk e kishte parë më parë në të tilla përmasa, aq zhurmuese, aq triumfuese, sikur po martohej Mbreti i Shqipërisë apo Perandori i saj.

“Kolegët” e marrin nën akuzë dhe i hetojnëDasma e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

Në fakt, ishte thjesht dhe vetëm një zyrtar i Rilindjes, një 99-ç që dje kishte nxjerrë PS-në në opozitë dhe sot po merrte benefitet pas ardhjes së saj në pushtet. Tashmë “kolegët” i kanë filluar hetimin pasuror. Shumë shpejt do të ketë rezultate.

Por sekuestrimi i pasurive do të bëjë që paratë e vjedhura të rikthehen te qytetarët, t’u rikthehen shqiptarëve, t’u rikthehen taksapaguesve dhe të mos ketë më zdromsa, të cilët provokojnë, tallin prokurorët e SPAK-ut dhe më pas dalin se janë krerët e një organizate plot me hajdutë në Bashkinë e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.