E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolumbi/ Sekuestrohet 2.6 tonë kokainë  me destinacion Evropën , dyshohet se u porosit nga karteli ballkanik
Lajme

Kolumbi/ Sekuestrohet 2.6 tonë kokainë me destinacion Evropën , dyshohet se u porosit nga karteli ballkanik

Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar rreth 2.6 tonë kokainë që kishte si destinacion përfundimtar Holandën dhe Belgjikën.

Raportohet se autoritetet sekuestruan sasinë e kokainës në dy operacione të zhvilluara në portin “Santa Marta”, ndërsa sipas mediave latine bëhet me dije se lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me banane. Gjatë këtij kontrolli u konfiskuan rreth 2.4 tonë hidroklorur me përmbajtje kokaine.

Sakaq, operacioni i dytë u krye gjatë inspektimit të një ngarkese po me banane e cila kishte si destinacion portin e Antëerpit në Belgjikë.

Në këtë kontroll të autoriteteve kolumbiane u gjetën 196 kilogramë kokainë, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin e autorëve.

Sipas mediave në Kolumbi nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastërtisë së lartë të ishte e destinuar për trafikantët e drogës të të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.