E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi: Alfred Rrushaj u largua me konsensus të plotë, është rëndë me Covid
Lajme

Gazment Bardhi: Alfred Rrushaj u largua me konsensus të plotë, është rëndë me Covid

Të pezulluarit nga PD-ja kanë edhe një shans

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shpjeguar zëvendësimet e ndodhura në postet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në komisionet parlamentare dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke iu referuar vendimeve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku një prej këtyre vendimeve ishte edhe ndryshimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj, Bardhi ka vënë në dukje se ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë. Gjithashtu ai vuri në dukje se Rrushaj ndodhet në kushte të rënduara shëndetësore, si pasojë e koronavirusit.

Duke folur në emisionin ‘Kjo Javë’, në News 24, Bardhi foli edhe për të përjashtuarit, për të cilët tha se nuk do të kenë asnjë shans, pasi ata një javë më parë në protestën e 8 janarit manifestuan dhunë. Ndërsa për të pezulluarit ai theksoi se ata kanë një tjetër mundësi për të dëshmuiar se janë distancuar nga dhuna e kryer më 8 janar dhe të vijojnë të besojnë te aksioni politik i lidershipit.

Pse largohet Rushaj?

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID.

Pse u vendos Gjekmarkaj?

Bardhi: Kjo sepse zoti Alibeaj është vendosur kryetar grupi dhe është vlerësuar që nënkryetar të jetë Gjekmarkaj. Jo vetëm si demokrat, por si përfaqësues i jetës akademike dhe përfaqësues i katolikëve në Shqipëri. Zoti Rushaj ka pasur pozicion të qartë gjatë këtij debati të brendshëm të PD. Ka qenë i pozicionuar përkrah institucioneve legjitime të PD.

Pse nuk janë lëvizur nga postet, zonja Koti që ka dalë në mbrojtje të Berishës?

Bardhi: Ndryshimet janë si rrjedhojë e kryesisë së partisë. Ndërkohë janë bërë zëvendësimet nga ajo që shikohet nga lista vetëm ndaj kolegëve që kryesia e partisë ka marrë një masë të caktuar, qoftë përjashtimin nga partia apo qoftë pezullimin. Kjo ka qenë vendimmarrja e kryesisë. Zonja Koti nuk është prekur sepse vendimi është marrë ndaj anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Kolegët, do të jenë të lirë të ndajë opinionet e tij, vendimet e tij. Në PD do të ketë e ka pasur individë që nuk mendojnë si shumica. E rëndësishme është që secili prej nesh të mos kalojë vijën e kuqe, si dhuna dhe manifestimi i saj.

Çfarë mund të ndodhi nëse zonja Duma do të mbajë postin e zonja Vokshit do të vinin të dyja njëherësh?

Bardhi: Kjo nuk është çështje se kush njeh kë. Zonja Vokshi nuk është më anëtare e PD. Është përjashtuar si organizatore e dhunës në selinë e PD. Ka pasur raportime nga zonja pjesëmarrëse në protestë, për të qëndruar afër personash që kryenin dhunë si fasdë. Është vendosur që Vokshi të përjashtohet nga PD, nga grupi parlamentar e kjo nënkupton se ajo nuk do të mbajë më asnjë funksion. Grupi parlamentar i PD, merr vendimet me shumicë të anëtarëve të tij. Këto janë vendime legjitime.

Të pezulluarit sa do e kenë kohën për të qëndruar të tillë?

Bardhi: Secili prej tyre do të distancohen nga dhuna. Unë kam bindjen s enjë pjesë nuk e mbështesin një veprim apo akt ndaj dhunës së selisë qendrore të PD. Nuk mbështesin dhunën apo vënien në rrezik të demokratëve. Vneidmi i kryesisë ka që i drejtë, një vendim që i bën thirrje për reflektim. Pres që ata të reflektojnë. Secili prej tyre ka mënyrat e veta për të shprehur distancimin. Unë pres që kolegët të kuptojnë që rruga ku po i çon Berisha është e gabuar.

4 muaj jetë parlamentare dhe shumë ndryshime, çfarë e pret PD?

Bardhi: Këto kanë qenë muaj të vështirë për PD. Uroj që secili prej nesh të gjej forcën për këtë situatë. Për t’iu nënshtruar vullnetit të demokratëve dhe të kuptojnë që halli personal i një individi nuk kthehet në hallin e një partie të tërë. Demokratët hallin që kanë është largimi i regjimit të Edi Ramës. Jam i bindur që ne jemi të gjithë bashkë, por që kjo të bëhet realitet duhet gjetur rruga. E kam thënë dhe e përsëris, që Berisha do të mbajë rrëmujën në PD në një kohë të gjatë, e kjo rrëmujë na ka penguar të bëjmë detyrën tonë.

A mendoni se do të ketë ditë të vështira?

Bardhi: Mendoj që tetë janari të jetë një ditë e hidhur për demokratët. Ajo nuk duhet ndodhur. Më e keqja është lënë pas e të gjithë bashkë të ecim përpara për përgjegjësinë që na kanë dhënë demokratët. Një pakicë e caktuar që dëshiron të vijojë luftën me demokratët kanë bërë zgjedhjen e tyre, por kjo nuk duhet të ndikojë punën e demokratëve që kanë betejën e tyre me Edi Ramën.

Protesta e 8 janarit?

Bardhi: Që në momentin e parë që policia dhe prokuroria i kemi ofruar bashkëpunimin tonë për të verifikuar gjithçka që ka ndodhur. Unë nuk kisha menduar se pavarësisht se bashkëpunëtor të afërt të Berishës e kishin menduar një akt të tillë masiv dhune. Se kisha menduar që organizimi i zotit Berisha do të kalonte në akte të tilla masive. Kam parë në ato orë proteste demokratë që largoheshin në momentin që ndodhi dhunë ndaj selisë. Ata kanë besuar se lëvizja do të ishte paqësore. Kur vijuan aktet e dhunës një pjesë e tyre u tërhoqën. Kam parë filmimet në media. Kam parë planet e transmetuara në media. Atë ditë s’kam pasur mundësi të shoh në detaje se kush ishte prezent në protestë. Kam ndjerë trishtim. Nuk kam njohur asnjë person që ka kryer akte dhune, por e përsëris, kam parë në atë protestë demokratë dhe i jam mirënjohës që s’janë bërë pjesë e akteve të dhunës. Dera e partisë, ata janë në PD, vazhdojnë të jenë demokratë pavarësisht diferencave të vendimeve, por diferenca s’bëhet me tulla dhe gurë të hedhura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.