Kombëtarja tjetër miqësore gjatë muajit mars, Reja me risi në listë!
Më 27 mars Shqipëria do të udhëtojë për të luajtur në transfertë përballë San Marinos. Siç njofton Federata e këtij vendi, Shqipëria do të udhëtojë drejt principatës për të zhvilluar ndeshjen miqësoren, që ishte një nga ditët e lira të vendosura nga FIFIA.
Sipas të gjitha gjasave, Edi Reja do të ftojë në Kombëtaren A edhe Armando Brojën, që po vazhdon të shkëlqejë te Chelsea.
18-vjeçari, që aktivizohet me të rinjtë e klubit londinez po shënon dhe asiston vazhdimisht dhe pritet të thirret për të treguar vlerat e tij. Gjithashtu edhe Kamberi, i cili së fundmi i është bashkuar Rangersit mund të jetë një opsion më shumë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



