KOMBINAT/ Betonierja përplas të riun me biçikletë në Tiranë
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Tiranë. Një betoniere ka përplasur një djalë me biçikletë. I riu ka qenë i moshës 20-22 vjeç. Në vendndgjarje ka mbërritur edhe policia, por deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar.
Aksidenti ka ndodhur rrugës për në zonën e Kombinatit, pranë një spitali privat. Të parët që i kanë ardhur në ndihmë të riut kanë qenë kalimtarët e rastit, e më pas ka ardhur ambulanca. Sipas një dëshmitareje, gjendja e djalit nuk ka qenë shumë e mirë.
“E ka ruajtur zoti djalin sepse edhe mund t’i kishte hipur rrota betonjeres sipër” – thotë qytetarja
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



