Kombinat/ Të shtëna me armë zjarri, policia vihet në kërkim të 28-vjeçarit
Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 28-vjeçari, i cili ka qëlluar disa herë më armë zjarri ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 35-vjeçari pas një sherri mes tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç”, njofton policia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



