Kombinoi këpucët me papionin e kuq, “Superdeputeti” Gjuci habit edhe kur betohet në Kuvend: Shtet prej 107 vjetësh ta hedhim në bregun e Lanës
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është betuar ditën e sotme në Kuvend, pasi pranoi të merrte mandatin e deputetit.
Jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen me veshjen e tij të pazakontë, papionin e kuq që e kishte kombinuar me këpucët në të njëjtën ngjyrë, por edhe me ato që ka thënë ën momentin që është betuar.
Betohem se do të jem gjithmonë në krah të qytetarëve, votës se lirë, Republikës së Shqipërisë. Ky është Parlament, normalisht që këtu ka edhe njerëz që s’duhet të ishin këtu, por më mirë se sa të kemi një shtet që e kemi prej 107 vjetësh dhe ta hedhim atë ne bregun e Lanës, unë betohem se do ta ruaj atë me sa fuqi të kem.”
Kujtojmë se Gjuzi, ish-aleat i Bashës vazhdimisht ka deklaruar se pranoi mandatin për t’u përballur në Kuvend me ‘Rilindjen’.
Vlen të kujtojmë se kohë më parë Kujtim Gjuzi pati debate me punonjës të KQZ, pasi sipas tyre, çdo ditë shkonte në këtë institucion dhe kërkonte mandatin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



