E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komenti i Miss Serbia : Nuk udhëtoni dot? Pyesni kosovarët që nuk mund të udhëtonin për 20 vite
Publik News

Komenti i Miss Serbia : Nuk udhëtoni dot? Pyesni kosovarët që nuk mund të udhëtonin për 20 vite

Të gjithëve i kujtohet ‘Miss Serbia’ Irina Jovanka, e cila pushtoi mediat shqiptare dhe serbe, kur bëri shqiponjën me duart në ‘Miss Freedom of the World’. Ajo shpesh herë ka mbrojtur haptazi edhe Kosovën.

Ndaj këtyre veprimeve Miss Serbia, është ‘masakruar’ nga mediat serbe. Por, si duket Irina nuk e ka aspak problem dhe vazhdon thotë gjithmonë mendimin e saj.

Me anë të një postimi në Instagram ka sjellë në vëmendje vuajtjet e kosovarëve, ndërsa thotë se nëse e keni problem se nuk po udhëtoni dot në këtë kohë atëherë të pyesim kosovarët që nuk mundën të udhëtonin për 20 vite.

“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin,”– shkruan Irina Jovanka.

Capture9.PNG

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.