Komentoi ambasadorin Lu/ Qytetari kërcënohet nga faqja e ambasadës
Faqja zyrtare në Facebook e ambasadës amerikane në Tiranë ka shpërndarë dje fjalimin e Presidentit amerikan Donald Trump ku shpalosi Strategjinë Kombëtare të Administratës për Sigurinë.
Por një qytetar ka komentuar në këtë postim dhe stafi i ambasadës i ka kthyer përgjigje duke e paralajmëruar.
Qytetari: Ti nuk perfaqeson ne asnje forme presidentin Trump. Ti je nje Sorosist i blerr nga mafia shqiptare.
Ambasada: Përshëndetje! Sipas kushteve tona të përdorimit të faqes, ju pranoni të mos e përdorni këtë faqe për të postuar, dërguar me email, për të transmetuar ndonjë përmbajtje që është e paligjshme, e dëmshme, kërcënuese, abuzive, ngacmuese, shpifëse, vulgare, e turpshme, cënon privatësinë, nxit urrejtjen…. Nëse vazhdoni të postoni ndonjë nga përmbajtjet e mësipërme, do të bllokoheni nga faqja. Faleminderit!
Ky komunikim vjen pas reagimit qe beri ambasada amerikane dje për dhunën në protestën e opozitës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



