E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioneri Varhelyi porosi të qartë për Shqipërinë
Publik News

Komisioneri Varhelyi porosi të qartë për Shqipërinë

Pas hapjes së procedurave për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, thotë se është me rëndësi që autoritetet të mbështesin këtë proces.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të formohet përpara konferencës së parë ndërqeveritare që shënon edhe fillimin zyrtar të procesit të anëtarësimit të një vendi kandidat.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Evropian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, ka shkruar komisioneri Varhelyi në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.