E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioneri Varhelyi: Rivlerësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, arritje themelore për të ardhmen e Shqipërisë
Lajme

Komisioneri Varhelyi: Rivlerësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, arritje themelore për të ardhmen e Shqipërisë

Të ndalen sulmet ndaj anëtarëve të Vettingut

Anëtarët e organeve të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë zhvilluan sot një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi.

1

Nga ana e tij, Komisioneri Varhelyi e cilësoi realizimin e procesit të rivlerësimit një arritje themelore për të ardhmen e vendit, si dhe shprehu vlerësime për punën e deritanishme të organeve të vetingut.

Njëkohësisht, Komisioneri Varhelyi u shpreh se sulmet ndaj anëtareve të organeve të rivlerësimit dhe familjarëve të tyre duhet të ndalojnë. Ai inkurajoi anëtarët e organeve të rivlerësimit të vijojnë me procesin bazuar mbi themelet e forta të punës së bërë, si edhe garantoi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, rezultatet e deritanishme dhe sfidat në vazhdim.

Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Pamela Qirko i shprehu Komisionerit Varhelyi falënderimet e Komisionit për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme të Komisionit Evropian për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut, ndërsa nënvizoi se KPK do të vijojë me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në përmbyllje të procesit, me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm pavarsisht vështirësive.

Takimi i Varhelyi me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Komisionerit në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.