E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisionet parlamentare/Opozita paralajmëron jonormalitet, maxhoranca do të mbajë mbledhjet online
Lajme

Komisionet parlamentare/Opozita paralajmëron jonormalitet, maxhoranca do të mbajë mbledhjet online

Kuvendi i Shqipërisë do të ketë sot një axhendë të ngjeshur me zhvillime. Ashtu siç e ka përcaktuar rendi i ditës, sot është parashikuar mbajtja e 5 komisione parlamentare. Bëhet fjalë për komisionin e Ekonomisë, atë të Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese, ku në qendër të diskutimeve do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Teksa opozita ka nisur një aksion ku asnjë komision nuk do të vijojë punimet si normalisht, Kuvendi ka vendosur që këto mbledhje të mbahen online.

Berisha e Bardhi ashtu siç kanë paralajmëruar, kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë seancë normale, deri sa të plotësohen 3 kërkesat e tyre, konkretisht; mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Kujtojmë se ditën e premte nga Kuvendi u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.