E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do t’i nisë  letër Komisionit të Venecias
Lajme

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do t’i nisë letër Komisionit të Venecias

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do t’i nisë sot një letër Komisionit të Venecias, për rrugën që duhet të ndjekë në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Venecias është pjesë e organeve të Këshillit të Evropës, dhe funksionon si një institucion që shërben për të këshilluar vendet anëtare të KiE në lidhje me çështjet kushtetuese.

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta u ngrit rreth një muaj pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Deputetët pretendojnë se, me veprimet e tij, presidenti Meta ka shkelur rëndë dispozitat kushtetuese.

Por, sipas parashikimeve ligjore në fuqi, përfundimi i komisionit hetimor parlamentar, para se të votohet në Kuvend, duhet miratuar paraprakisht nga Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin mungon. Në këto kushte, për ta tejkaluar këtë ngërç, Kuvendi do t’i dërgojë një letër Komisionit të Venecias.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.