E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni Hetimor për inceneratorët/ PD: Korrupsioni i qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh
Lajme

Komisioni Hetimor për inceneratorët/ PD: Korrupsioni i qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh

Pas perfundimit te seances degjimore te Komisionit Hetimor per Inceneratoret e nisur paraditen e sotme ka reaguar Partia Demokratike duke renditur faktet qe ky komision vertetoi.

Çdo seancë e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve po shpalos përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel
të qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh familjeve shqiptare. Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e pestë: ⬇️

1️⃣ Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;

2️⃣ Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;

3️⃣ Inceneratori i Tiranës kontratë edhe për 30 vite. Çdo ditë 30 mijë euro dëm në ditë, 900 mijë euro në muaj shtesë, 10 milionë euro në vit shtesë;

4️⃣ Ministria e Financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin: Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, procedure me “negocim-pa shpallje” në kundërshti me ligjin;

5️⃣ Ahmetaj e miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani;

6️⃣ Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve;

7️⃣ 460 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për kompensimin e një prone në Fier;

8️⃣ Raporti i KLSH: Tokë shtetërore, në emër të Bashkisë Fier, jepet si garanci për kredi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.