E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Ligjeve, PD kundër ligjit për planifikimin e territorit: U shërben oligarkëve
Lajme

Komisioni i Ligjeve, PD kundër ligjit për planifikimin e territorit: U shërben oligarkëve

Nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohej për projektligjin për planifikimin e territorit, Gazment Bardhi theksoi se ishte kundër këtij projektligji.

Ai tha se ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit.

“Ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik. Që ta kuptojmë; Olta Xhaçka ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milionë euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që do të rregulloje një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë dy standarde.

Ka edhe një arsye tjetër. Ata oligarkë që ndërtojnë pa leje, në vend që të shkojnë në burg siç shkon një qytetar në burg për një gardh, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet.

Prandaj ligji nuk është për qytetarët, por për kryeministrin dhe oligarkët”, tha Bardhi.

Pas propozimeve të opozitës, u votua shtyrja e diskutimeve për këtë projektligj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.