E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për ‘Pronat e paluajtshme të shtetit’
Lajme

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për ‘Pronat e paluajtshme të shtetit’

Komisioni Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Ilir Meta, për rishqyrimin e ligjit për “Pronat e paluajtshme të shtetit”.

Sipas Presidentit Meta, ligji i ri krijon hapësirë për abuzime të mëdha, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” mund të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit.

“Në praktikë ky ligj krijon hapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit, duke krijuar rrezik të shtuar për cenimin e pronës publike apo në raste të tjera, kjo pasuri arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për interes publik”, shprehej Meta ndër të tjera në dekretin që riktheu në Kuvend.

Argumentet e Presidentit nuk janë marrë parasysh nga Komisioni i Ligjeve dhe janë rrëzuar me shumicë votash. I vetmi që ka votuar pro Metës ka qenë deputeti Korab Lita.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.