Komisioni i Rithemelimit: Ditët kur Partia sherbente si hipotekë për borxhet e kryetarit kanë perfunduar!
Bashës nga selia e PD.
Kuvendi Kombëtar shkarkoi sot Bashën me shumicë absolute, por që ish-kryetari i PD, pas mbledhjes së Kryesisë gjithashtu e shkarkuar, tha se nuk do të dilte nga zyra dhe paralajmëroi se nesër do të shkarkohet Edi Paloka nga kryetar i Këshillit Kombëtar bashkë me 11 kryetarë degësh lokale.
Përmes një deklarate, 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, thonë se koha kur deputeti Basha bënte pazare me fatet e PD ka marrë fund.
Komisioni i Rithemelimit shton se “4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike, duke shkarkuar Bashën në një spektakël të vërtetë të demokracisë”.
Deklarata
Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.
Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.
Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkarkuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!
Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!
Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit:
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Arben Ristani
Belind Këllici
Blendi Himçi
Bujar Nishani
Çlirim Gjata
Edith Harxhi
Edi Paloka
Edmond Spaho
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Flamur Noka
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Rigels Muçollari
Ivi Kaso
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Ledina Mandija
Luan Baçi
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Sali Berisha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



