E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Rithemelimit: Shpallen fituesit në Tiranë, Kuçovë dhe Elbasan
Lajme

Komisioni i Rithemelimit: Shpallen fituesit në Tiranë, Kuçovë dhe Elbasan

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e shtunë, dt 16 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 9 degë të PD.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numërit të lartë të votuesve, në degët e Kucovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1.   Dega 6 Tiranë:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave

2.   Dega PD Skrapar:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave

3.   Dega 16 Tiranë:
Morën pjesë në garë tre kandidatë.
Fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave

4.   Dega Paskuqan:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votive

5.   Dega 10 Tiranë:
Morën pjesë në garë tre kandidatë.
Fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votive

6.   Dega PD Kucovë:
Morën pjesë në garë dy kandidatë.
Fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votive

7.   Dega PD Elbasan:
Morën pjesë në garë pesë kandidatë.
Fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votive

8.   Dega PD Tropojë:
Morën pjesë në garë tre kandidatë.
Fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votive

9.   Dega PD Tirana 11:
Morën pjesë në garë katër kandidatë.
Fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.