E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i TIMS, ish-Përgjegjësi i Sektorit IT në Polici do të dëshmojë dyer të mbyllura!
Lajme

Komisioni i TIMS, ish-Përgjegjësi i Sektorit IT në Polici do të dëshmojë dyer të mbyllura!

Këtë të martë (11 qershor) është mbledhur Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku pritet të dëshmojë, Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit.

salianji

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Saliajni ka shkëmbyer batuta e ironi me deputetët socilstë gjatë mbledhjes pas kërkesës së ish-Përgjegjësit të Sektorit IT-së në Policinë e Shtetit, Ardit Muço për të dhënë dëshminë me dyer të mbyllura.

77

“PS dhe mazhoranca e ka ves që ti bëjë natën dhe në errësirë siç u bë edhe ndërhyrja në sistemin TIMS. Përkoi që edhe pyetja e dëshmitarëve u bë në të njëjtën orë që u bë ndërhyrja në sistemin TIMS, si lakuriqët e natës, ne po themi të ndezim dritat, ta vlerësojë publiku, ky është themeli”, u shpreh Salianji

Teksa deputeti i PD-së hodhi në votim kërkesën për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura replikoi me kolegun socialist, Bardhyl Kollçaku.

“Aman general kur më drejton fjalën sikur më drejton grykën e topit”, iu drejtua Salianji.

Ervin Salianji: Sa herë flisni për kohën e munguar, apo kohën që po i marrim dëshmitarëve më duhet t’ju rikujtoj se ne nuk ju kapim dot për të ardhur në mbledhjet e komisionit. Do të mjaftonte koha që keni marrë për të shkuar në tualet në mbledhjet e kaluara që të bëheshin 20 mbledhje komisioni me të njëjtën gjatësi kohore, apo maratonë siç u bë mbledhja e kaluar.

Mund ta kurseni pak kohën e shkuarjes në tualet apo justifikimeve me sëmurjen e gjyshes apo të nuk e di se çfarë.

PS dhe mazhoranca e ka ves që ti bëjë natën dhe në errësirë siç u bë edhe ndërhyrja në sistemin TIMS.

Përkoi që edhe pyetja e dëshmitarëve u bë në të njëjtën orë që u bë ndërhyrja në sistemin TIMS, si lakuriqët e natës, ne po themi të ndezim dritat, ta vlerësojë publiku, ky është themeli.

Së treti është tragjike kur shkelet ligji, ju mendoni se themi që njëra palë janë heronj dhe njëra palë grup i strukturuar kriminal po ju them që të gjitha palët janë grup i strukturuar kriminal që luftojnë për pushtetin tuaj se kush t’iu shërbejë më shumë.

Unë jam që çdo mbledhje të bëhet me dyer të hapura. Kush është që mbledhja për Ardit Muçon të bëhet e hapur? Rrëzohet.

Kush është që të bëhet me dyer të mbyllura, si lakuriqë të mbyllemi të gjithë. (Bardhyl Kollçaku ndërhyn).

Aman general kur më drejton fjalën sikur më drejton grykën e topit. U rrëzua kërkesa që të bëhet me dyer të hapura.

Kush është dakord të bëhet me dyer të mbyllura? 8, e mbyllët edhe këtë. E ftojmë dëshmitarin që të vijë. Shpresojmë që të mos ju zërë gjumi si mbledhjen tjetër.

Muço ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe sipas ligjit do të vendosë komisioni me vendim të ndërmjetëm për mënyrën sesi do të zhvillohet.

Pasi Komisioni votoi, me votat e PS, u  vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, njësoj siç u zhvillua për tre dëshmitarëve të javës së kaluar, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

“Shpresoj mos t’ju zërë gjumi si në mbledhjet e kaluara”,ironizoi Salianji mazhorancën, pas votimit.

Po sot, në orën 13:00 do të dëshmojë Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit. Ndërsa në orën 14:00 do të dëshmojë Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.