E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Venecias shtyn për në qershor shqyrtimin e dy  draftieve
Publik News

Komisioni i Venecias shtyn për në qershor shqyrtimin e dy draftieve

Komisioni i Venecias ka shtyrë në qershor shqyrtimin e draftit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesën e shqyrtimit të ligjit Anti-Shpifje.

Ky vendim ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Për emërimet në Gjykatën Kushtetuese më 6 mars Komisioni i Venecias dha një draft paraprak dhe pak ditë më parë kishte për të dorëzuar edhe atë përfundimtar por kjo nuk ndodhi.

Nga mazhoranca pati zëra se u shty pasi kishte disa tema të diskutueshme që mund të ndryshoheshin nga drafti paraprak por zëdhënësi i Presidentit e hodhi poshtë këtë arsye duke argumentuar se parlamenti holandez ka kërkuar që këto dy draft opinione të përfshihen tek 9 kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë si dhe raporterët nuk kanë pranuar asnjë ndryshim nga drafti paraprak që citonte tekstualisht ”Presidenti ka vepruar në mënyrë të arsyetuar sipas Kushtetutës”.

Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit njihet si Komisioni i Venecias pikërisht për shkak se i zhvillon mbledhjet plenare në qytetin italian.

Sesioni Plenar i radhës do të mbahet në qershor. Deri atëherë çështja shumë e debatuar mes Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë do duhet të presë opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias.

dhdhfh.png

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.