E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në spitale
Lajme

Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në spitale

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë zgjati vetëm pak minuta.

Në fjalën e saj, kryetarja Albana Vokshi u shpreh se duke fillluar nga kjo javë do të vijojnë me vizitat në spitalin e Durrësit, më pas te Trauma. Vizita do të ketë edhe në spitalin e Vlorës, Lushnjës dhe Shkodrës.

Vizita do të kryhen për dy koncesionet “Check Up” dhe “Sterilizimin”.

“Këtë të premte të bëhet një vizitë në Durrës në spitalin e Durrësit. Më tej do vendosim për vizita në dy qendra shëndetësore apo në laborator. E gjithë disa do fokusohet në Durrës. Të martën të bëhet një vizitë te spitali i Traumës. Po ashtu do diskutojmë nëse do vizitojmë në të njëjtën rrugë një qendër shëndetësore dhe një laborator. Fundjavën që vjen në Vlorë, Lushnjë dhe Shkodër. Në fund të javës që vjen shpresoj që t’i kemi ezauruar. Jeni dakord që për këto dy javë të fokusohemi te vizitat në terren. Të gjithë dakord”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.