E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni për shkarkimin e Presidentit Meta, pyetet kreu i KED-së, Dvorani
Publik News

Komisioni për shkarkimin e Presidentit Meta, pyetet kreu i KED-së, Dvorani

Ardian Dvorani ka deklaruar se presidenti Ilir Meta, me anë të një shkrese të dërguar në datë 31 gusht, i ka tërhequr vëmendje KED-së për një kandidate që garonte për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë mësohet se bëhet fjalë për kandidaten Zhaklina Peto, për të cilën kishte mungesë relacioni.

Dvorani thotë se Presidenti i tërhoqi vëmendje KED pse bën interpretime, ndërkohë që Gjykata e Lartë, Kuvendi apo dhe vetë presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre.

“KED është një organ kolegjial. Këshilli mblidhet sa herë ka një vakancë. Listat e vendeve vakante kishin një numër të konsiderueshëm që kandidonin edhe për poste të tjera. Ky proces zgjati deri në fund të muajit korrik dhe muajin gusht kaluam në procesin e vlerësimit. U verifikua edhe një fenomen tjetër, e tërheqjes së kandidatëve. Këshilli njoftonte presidentin për të bërë rishpalljen e vakancave. Janë 57 kandidatë që u shqyrtuan për Gjykatën Kushtetuese  15 u tërhoqën, 20 të tjerëve iu ndalua kandidimi dhe mbetën vetëm 6 kandidatë. Procesi dëshmoi se në vendin vakant të parë nga 22 kandidatë të shpallur nga presidenti ngelën vetëm 4 kandidatë. Për vendet e tjera vakante mungonin kandidaturat. Një pyetje e ngritur edhe publikisht është se iu kualifikuan vetëm 6 kandidatë për të gjitha postet. Kushte e kandidimet janë të hollësishme. Ato duhet të përmbushen. Një element tjetër që kishte të bënte me verifikimin është edhe pse u ndaluan 20 kandidatë të ndalonin, vetëm 9 iu drejtuan gjykatës për t’u ankuar. Ne kemi bërë 108 herë relacione dhe njëherë është gabuar. Ky relacion nuk i jep kandidatit ndonjë element për të pretenduar më shumë. Gjykata e konsideroi shkelje këtë gjë. Në datë 22 gusht u dha një vendim nga Gjykata Administrative për këtë kandidate.  Problematikë është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore nda tjetër. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre”, tha Dvorani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.