Komisioni Rregullator miraton rezultatin përfundimtar për bashkinë Himarë
Komisioni Rregullator ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë të Himarës, duke i konfirmuar mandatin Vangjel Tavos.
Në mbledhje anëtarja e komisionit Helga Vukaj e cilësoi procesin si të paligjshëm, ndërsa Muharrem Çakaj bëri thirrje që zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës të mos vidhen, siç u vodhën sipas tij zgjedhjet e Himarës.
Këto pretendime u kundërshtuan nga kryetarja e komisionit, Ilirjana Nano, e cila e cilësoi procesin si të certifikuar konform rregullave
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



