E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Blloku zonë e rrezikshme, mund të ‘kyçet’ pas orës 22:00
Publik News

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Blloku zonë e rrezikshme, mund të ‘kyçet’ pas orës 22:00

 

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë me dije masat e reja shtesë, si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Komiteti i Ekspertëve ka dalë në përfundimin që universitetet të zhvillojnë mësim vetëm onlinë, për një muaj. Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.

Gjithashtu po vlerësohet dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 në zonën e bllokut.

“Komiteti ka vlerësuar se është e nevojshme që të kemi masa shtetsë. Në mbledhjen e komitetit të ekspertëve, është analizuar situata dhe risqet, kemi analizuar situatën në Europë e botë, ecurinë e virusit, kemi vendosur të propozojmë unanimisht që në universitete të zhvillohet vetëm mësim online për të paktën 1 muaj. Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë. Komiteti teknik po vlerëson mbylljen  e bareve në zonën e bllokut pas orës 22:00, sepse është një zonë me shumë grumbullime gjatë natës. Nëse nuk kemi disiplinë do rrezikojmë mbylljen”, ka thënë Rakacolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.