Komiteti i Helsinkit reagon për vrasjen e Klodian Rashës: Të zbardhet ngjarja sa më parë
Drejtoresha ekzekutive e Asamblesë së Komitetit shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, e ka cilësuar vrasjen e Klodian Rashës si këmbanë alarmi për sistemin e drejtësisë në vendin tonë.
Në një lidhje intervistë për Ora News, Skendaj ka thënë se Komiteti i Helsinkit ka kërkuar hetim të drejtë për të gjithë dinamikën e ngjarjes.
“Rasti i Klodian Rashës është një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë penale, ndërkohë që po reformohet dhe është shumë e rëndësishme që Prokuroria të ushtrojë përgjegjësitë e veprës penale. Të zbardhë në mënyrë të plotë dinamikën e ngjarjes. Të identifikojë dhe të administrojë çdo provë që hedh dritë mbi përgjegjësinë e autorëve dhe të bëjë kulifikimin e drejtë të veprës penale sipas Konventave Europiane që shteti ynë shqiptar i ka ratifikuar dhe i ka bërë pjesë të shtetit ligjor. Është shumë e rëndësishme që të drejtat e familjarëve të viktimës të respektohen nga organet e sistemit të drejtësisë, sepse edhe këto raste duhet të dëgjohen dhe të informohen për çdo fazë të hetimeve. Është shumë e drejtë kauza e familjarëve për drejtësi”, ka thënë Skëndaj.
Drejtoresha ekzekutive e Asamblesë së Komitetit shqiptar të Helsinkit ka vijuar më tej, duke shtuar se kanë kërkuar si Komiteti i Helsinkit një hetim i gjithëanshëm, objektiv dhe të plotë të organeve të sistemit të drejtësisë penale në komfort me nenin 2 të Konventës Europiane që mbron të drejtën e jetës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



