E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompania italiane padit Bledian Kokën për ‘ironi’, gazetari: Nuk do tërhiqemi
Lajme

Kompania italiane padit Bledian Kokën për ‘ironi’, gazetari: Nuk do tërhiqemi

Një tjetër padi ka ardhur në drejtim të gazetarit Bledian Koka në lidhje me publikimin e investigimit për aferën e inceneratorëve në emisionin ‘Piranjat’, një aferë që u ka kushtuar shqiptarëve mbi 430 milionë euro.

Pas Erion Veliajt edhe kompania italiane Bruno Preseci ka paditur gazetarit Bledian Koka për ‘ironinë’ e tij të përdorur gjatë transmetimit të materialit investigativ, ku një dëshmitar akuzonte kryebashkiakun e Tiranës për aferën e inceneratorëve, të lidhur me kompaninë italiane.

Në fjalën e tij jashtë gjykatës, gazetari Koka ka theksuar se nuk trembet nga këto padi dhe do të vazhdojnë të publikojnë të dhëna të tjera në lidhje me këtë aferë që u ka kushtuar qindra milionë euro taksapaguesve shqiptarë.

Koka: Është një aferë akoma e pazbardhur ajo e inceneratorëve. Kësaj here bëhet fjalë për kompaninë italiane Bruno Preseci, e cila është një nga kompanitë e përfshira në inceneratorin inekzistent të Tiranës, e cila pas padisë së tërhequr nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, sot është radha e aleatëve të tij, partnerëve të tij në biznes, është pikërisht kompania italiane, e cila ka vendosur, ndryshe nga Erion Veliaj që më paditi se unë si gazetar kam bërë një pyetje provokative, sot kemi një tjetër zhvillim akoma më interesant, se unë si gazetar, kur kam folur, kam përdorur ironinë.

Sot kompania italiane ka shkuar edhe më tej më akuzon mua se jam ironik nga natyra. Kanë një farë të drejte se unë nga natyra jam ironik, por ironia quhet oksigjeni i mendjes. Është forma më e lartë e humorit, njihet në gazetari, kinematografi etj. Ndryshe nga njerëzit që kanë humor, kjo kompani nuk kanë humor fare. Përdorimin e një termi të vetëm që në Itali njihet si ‘prestanome’, kur njerëzit vendos emrin e tyre për afera, kjo ironi është e papranueshme nga kompania që i detyrohet shqiptarëve një shpjegim shumë më të madh se ironia ime për aferën e inceneratorëve.

Sot ishte seanca e parë ku ne u njohëm me atë çfarë akuzohemi. Jemi në të njëjtat gjurmë të asaj që ka bërë Erion Veliaj dhe u tërhoq pas zgjedhjeve të 14 majit.

Unë si gazetar herën e parë u akuzova se bëra pyetje provokative, herën e dytë po akuzohem për të njëjtin material që kemi transmetuar në datën 1 mars të këtij viti, se kam përdorur ironinë kur kam prezantuar materialin.

Sot ishte seanca e parë, seanca e dytë është lënë në 20 shtator. Ne jemi këtu për t’i treguar qoftë kompanisë, qoftë Erion Velisë se ne nuk tërhiqemi. Në ditët në vazhdim do të kemi zhvillime dhe të tjera detaje për pagesat që janë bërë nëpërmjet bankave me prestigj ndërkombëtar për atë që quhet incenerator, që ende nuk e kemi në Tiranë, edhe pse e paguajmë 29 euro për ton për një shërbim që nuk e marrim.

Kjo është situata tejet ironike dhe shqetësuese se si sistemi i drejtësisë, në vend që të veprojë dhe të marrë në thirrje, pra prokuroria atë dëshmi që unë e kam dhënë si gazetar dhe ta niste kryesisht si investigim  dhe ta merrte zotërinë në fjalë ta pyeste se çfarë janë këto deklarata që ke dhënë sepse bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve shqiptarë, në vend që të merej me këtë, ne kemi drejtësinë që është në dispozicion të Erion Veliaj deri dje dhe sot të kompanisë dhe partnerëve të Erion Veliaj të paktën sipas deklarimeve të Gabriele Taroni Longinotit, e cila në vend që të japin shpjegime për qytetarët shqiptarë, më kërkojnë mua sqarime se përse përdor ironinë si gazetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.