E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve
Publik News

Kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve

Operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos kanë filluar sot të anulojnë fluturimet e tyre drejt Italisë.

Kjo lëvizje vjen, pasi qeveria italiane vendosi shpalljen e Lombardisë si zonë karantine, duke ndaluar lëvizjen deri në datën 3 prill.

Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Rinasit, të paktën tre  fluturime janë anuluar.

I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën 18.20.

Sot ishin parashikuar të paktën 5 fluturime nga Tirana në Milano (Bergamo) nga Air Albania, Blue Panorame dhe Easy jet. Blue Panorama po kryen check-in për në Bergamo, të parashikuar në 11.15. Alitalia po kryen fluturimet drejt Romës. Ndërsa Air Albania i ka anuluar fluturimet.

Qeveria italiane miratoi të shtunën në mbrëmje dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, pasi po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Dekreti ka zgjatur zonat e karantinës, të ashtuquajturat “zona të kuqe”, duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni.

Anulime ka pasur dhe nga Milano për në vende të tjera. Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Milanos, Malpensa, United ka anuluar fluturimin nga Malpensa në Nju Jork. Flybe ka anuluar udhëtimin nga Malpensa në Birmingan. Është anuluar dhe fluturimi për në Singapor.

Drejt Tiranës, Blue Panorama pritet të fluturojë nga Malpensa në orën 14.00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.