E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koncensionet/ Arrestohet edhe biznesmeni Ilir Rrapaj me urdhër të SPAK
Lajme

Koncensionet/ Arrestohet edhe biznesmeni Ilir Rrapaj me urdhër të SPAK

Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të përfshirë në aferën e koncesionit të sterilizimit, që çoi pas hekurave ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. 

SPAK ka caktuar masat për zyrtarët e MSH-së, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’. 

Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit

Arrest shtëpie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi

Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me tenderin e sterilizimit  me vlerë 100 mln euro, që u fitua nga Ilir Rrapaj.

Ky i fundit ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Një kompani që rezultonte të kishte vetëm një të punësuar në Itali, teksa arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milion dollarësh.

Por çfarë është kontrata e sterilizimit?

Ajo është një prej katër projekteve të PPP nne mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas të dhënave të publikura pak kohë më parë rezulton se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Elektrobisturia është pjesë e njërit prej seteve kirurgjikale, që kompania koncesionare “SaniService” i shet Ministrisë së Shëndetësisë për çmime që variojnë nga 16 mijë lekë deri në 45 mijë lekë (me TVSH) për çdo ndërhyrje.

Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikuara.

Anëtarët e komisionit që përgatiti studimin e fizibilitetit për koncesionin e sterilizimit i thanë Prokurorisë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë se pse shërbimi duhej dhënë me koncesion.

Si nisën hetimet

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh.

Kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.