Koncesioni 400 milionë lekë për shërbimin funeral, denoncon PD: Do t’i jepet kreut të PS në Durrës
Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka bërë një denoncim për koncesionin e shërbimit funeral në këtë qytet.
Sipas Xhaferrit, ky koncesion prej afro 400 milionë lekë të vjetra, do t’i jepet kreut të PS-së në Durrës, Luan Xaxa.
Më tej ai shprehet se me 25 prill është e domosdoshme që ata të largohen.
“Afro 400 milionë lekë të vjetra që do të jepen me koncesion, një grabitje e pastër, një taksë e re që i shtohet qytetarëve të këtij qyteti.
Deri tani ekspozova fakte. Dihet qartësisht sesi i ndajnë këto tenderat. Sesi i zgjedhin paraprakisht bizneset. Tani që janë në prag të ikjes kanë shkuar më tej.
Sipas burimeve brenda bashkisë së Durrësit tenderin e merr kryetari i PS-së në Durrës, Luan Xaxa. Nuk paskan të ngopur në grabitjen që i bëjnë qytetarëve të këtij vendi.
Këto raste e bëjnë edhe më shumë të domosdoshme për të shporrur këtë bandë me 25 prill,” deklaroi Xhaferri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



