E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT për vitin 2024, tre herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare
Lajme

Koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT për vitin 2024, tre herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare

Pstrimi dhe sterilizimi i sallës kushton më shumë se puna e kirurgut në sistemin publik.

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin për shërbimin spitalor këtë vit.

koncesioni-i-sterilizimit (1)

Fondi total për spitalet publike për 2024 është 32,2 miliardë lekë, ndërsa buxheti për QSUT (Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”) është 7.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare, në buxhetin e QSUT për këtë vit do të shpenzohen për koncesionin e laboratorit 820 milionë lekë, ose rreth 10.4% të buxhetit vjetor të spitalit më të madh në vendin tonë.

Projekt PPP

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Vetëm tenderi i sterilizimit të pajisjeve mjekësore ka një kontratë prej 12.3 miliardë lekësh, ndërsa Check Up shkon në rreth 8.7 miliardë lekë.

Thyerja e fondit limit

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Ilir Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.

Kur u shpall tenderi në vitin 2015, fondi limit i tij ishte përcaktuar 9.65 miliardë lekë (92 milionë euro) për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit. Me pak fjalë 965 milionë lekë në vit për 10 vitet e kontratës.

Por vlera limit u thye që në vitet e para, sepse kontrata nuk kishte tavan të sipërm.

Brenda tre viteve, financimi i buxhetit për koncesionarin e sterilizimit arriti në 1.7 miliardë lekë në vit ose gati dyfishin e fondit limit.

Kosto e shërbimit të laboratorit në QSUT është më shumë se trefishi i kostos së këtij shërbimi në spitalet ndërkombëtare.

Studimi “Hospital Cost Structure and the implications on Cost Management During COVID-19” që mori informacion e kostos për 3521 spitale private tregoi së shërbimi i laboratorit zinte 3.8% të kostos së përgjithshme.

“Zëri i vetëm më i madh janë kostot administrative dhe të përgjithshme (21.4% e të gjitha kostove operative).  Kostot e tetë shërbimeve të kujdesit ndaj pacientëve, salla e operacionit (8.4%), laboratori (3.8%), radiologjia diagnostike (2.7%), kujdesi i përgjithshëm rutinë në spital (9.1%), njësia e kujdesit intensiv (2.2%), klinika ambulatore (4.2 %), dhoma e urgjencës (3.9%) “, thuhet në studim.

Siç shihet nga krahasimi i të dhënave koncesionet e kanë deformuar dukshëm strukturën e kostos në spitalet tona por sidomos në QSUT.  Pesha e shpenzimit të shërbimi i laboratorit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” është 3,2 herë më i lartë se mesatarja ndërkombëtare.

Struktura e kostos përkeqësohet edhe me tepër, nëse studiohet koncesioni i sterilizimit. Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare as studim për ndarjen e kostove gjatë një operacioni, por për shumicën e rasteve pastrimi dhe sterilizimi i sallës kushton më shumë se puna e kirurgut në sistemin publik.

Hierarkia e kostove në spitalet publike të vendit është dëmtuar rëndë nga koncesionet PPP, të cilat tashmë janë nën hetim dhe ka edhe të arrestuar për shkak të abuzimeve të gjetura.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare në vendimin e qeverisë QSUT dhe Spitali rajonal i Fierit përballen me kosto të larta të shërbimit të laboratorit në raport më buxhetin e përgjithshëm që kanë këtë vit.

Për më tepër vlera e kontratës se PPP të laboratorit po rritet vit pas viti për shkak të parashikimeve të dobëta. Mungesa e pagesave për koncensionin shoqërohet me kufizimin e shërbimit të laboratorit.

Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Por pagesat për këtë koncesion janë rritur vit pas viti. Nga 1.1 miliardë lekë që u paguan nga buxheti në 2021, shuma u rrit në 1.85 miliardë lekë në 2024./monitor

dd

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.