E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koncesioni i Markimit të Karburanteve Gërryen Taksat e Shqiptarëve: Norma  e fitimit 39%!
Uncategorized

Koncesioni i Markimit të Karburanteve Gërryen Taksat e Shqiptarëve: Norma e fitimit 39%!

Raportohet se ndërsa SPAK ka ndërmarë masa të rëndësishme përballë skemave të mashtrimit dhe abuzimit me fondet publike në koncesionet e inceneratorëve, një problem i ngjashëm vjen në pah në sektorin e markimit të karburanteve. Kompanitë që janë përgjegjëse për koncesionet e markimit të karburanteve po shënojnë norma fitimi që shkojnë përtej logjikës së tregut dhe normës së përgjithshme të fitimeve të pranuara në vend.

Shoqëria koncensionare GFI Albania, e cila ka përgjegjësinë për markimin dhe monitorimin e karburanteve, është një shembull i tillë. Sipas të dhënave zyrtare të dhëna nga bilanci i saj i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, GFI Albania ka arritur të realizonte një normë fitimi prej 39% në vitin e kaluar. Të ardhurat e kompanisë për vitin 2022 ishin 430.3 milionë lekë, ndërsa fitimi para taksave shkuar deri në 171 milionë lekë, përfaqësojnë një shumë prej 39% të të ardhurave. Megjithatë, ky fitim vjen përmes tarifave të transferuara tashmë në çmimin e naftës dhe të paguara nga vetë konsumatorët.

Grosistët e hidrokarbureve kanë llogaritur se vetëm tek nafta, konsumatorët paguajnë 2 lekë për litër ose rreth 15 milionë euro në vit që shkojnë drejt koncesionarëve të markimit dhe skanimit të karburanteve.

Megjithatë, operatorët e karburanteve vijojnë të paguajnë tarifën e koncesionit për markimin e naftës, edhe pasi afati i mbylljes së kontratës pritej të ishte më 1 gusht 2023. Importuesit e naftës shprehen se mospagimi i tarifës së markimit pengon zhdoganimin e karburanteve. Kjo situatë ka shkaktuar zemërim te operatorët e naftës dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve, të cilët theksuan se mungon një autoritet i qartë që të mbikëqyrë se si zbatohet kontrata.

Shoqata e Hidrokarbureve deklaroi se operatorët e naftës po paguajnë tarifën e koncesionit të markimit, përkundër mbarimit të afatit të kontratës më 26 shkurt 2023 sipas anekseve të saj.

Me një tarifë të paguar prej shqiptarëve prej më shumë se 30 milionë euro që nga fillimi i koncesionit dhe pa një qartësim të qeverisë për të ardhmen e tij pas mbylljes së kontratës, situata aktualisht ngre pyetje rreth efektivitetit të koncesionit të markimit të karburanteve. Mungesa e një analize kosto-përfitim dhe informacioni i pamjaftueshëm për ndikimin e këtij koncesioni nxit shqetësime rreth financave publike të shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.