E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konferenca e Parë Ndërqeveritare, reagon Basha: Dikur dridheshin ndaj BE-së…
Publik News

Konferenca e Parë Ndërqeveritare, reagon Basha: Dikur dridheshin ndaj BE-së…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian për mos hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, edhe pse nuk e ka përmendur me emër, ai i ka cilësuar liderët e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet dhe Rama, si autokratë.

Sipas Bashës, ishte një kohë kur zyrtarë të BE-së si Reinhard Priebe flisnin për shkeljet e “autokratëve” të Ballkanit, kryeministrat dhe kolegët e tyre dridheshin nga frika.

Më tej kryedemokrati vazhdon duke thënë se tani autokratët e korruptuar të ballkanit kanë guximin dhe fajësojnë mungesën e përparimit të BE-së në vend të minimit që ata po i bëjnë demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe flisnin për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre dridheshin nga frika, reflektonin ose u votuan. Duket se tavolinat janë kthyer. Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin për mungesën e përparimit në BE, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit” – shkruan Basha.

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama në  forumin e Prespes deklaroi se nuk do t’i luteshin më Bashkimit Europian për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare dhe se Shqipëria nuk është në depresion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.