E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohen 3 kandidatët për deputetë të PD në Mallakastër
Publik News

Konfirmohen 3 kandidatët për deputetë të PD në Mallakastër

Është mbyllur procesi i votimit në Mallakastër, ku janë konfirmuar të tre kandidatët për deputetë të PD në këtë degë.

Janë konfirmuar Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i bashkisë Agron Kapllani dhe Albert Avdulaj. Nga 930 anëtarë të kësaj dege votuan 60% .

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

“Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike” sqaron PD-ja.

Ndërkohë që nga 500 anëtarë të degës së PD-së në Roskovec votuan 47% e tyre. Besnik Brahimaj, Diana Kociu, Almer Toska dhe Edmond Çepele janë kandidatët e zgjedhur nga Roskoveci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.