Konfirmohet në detyrë nga KPK, gjyqtarja e Apelit të Tiranës Elona Toro
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit në Tiranë Elona Stavri Toro.
Bëhet me dije se Elona Stavri Toro në seancën dëgjimore u përball me pyetjet nga KPK lidhur me blerjen e një apartamenti 135 mijë euro në ‘Rrugën e Elbasanit’. Toro e ka justifikuar blerjen e apartamentit me lekët e babait dhe me një hua prej 45 mijë eurosh.
Tora ka punuar 16 vite si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 ka kaluar në Apelin e Tiranës.
Kujtojmë se ditën e sotme KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit në Tiranë Edlira Petri, ndërsa është shkarkuar nga detyra gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



