E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë. Ja ku
Bota

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë. Ja ku

Shenohet viktima e pare nga koronavirusi ne Evrope. BBC raporton se nje turiste kineze ka vdekur në Francë, e infektuar me virusin e rrezishem. Ky eshte edhe rasti i pare i vdekjes me kete virus jashte Azise, ne Evrope.A-Chinese-hospital-has-released-first-pictures-of-doctors-treating-patients-who-have-been-struck-down-by-a-new-deadly-virusA

Viktima ishte një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës, sipas ministrise se Shendetesise te Frances.

Ajo arriti në Francë në 16 janar dhe u vendos në karantinë në një spital në Paris më 25 janar.

Vetëm tre vdekje ishin raportuar më parë jashtë Kinës kontinentale – në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë. 2,641 persona të tjerë janë konfirmuar rishtas si të infektuar, duke e çuar numrin në 66,492.

Franca ka thënë më parë se ka konfirmuar 11 raste të koronavirusit, të quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë mbeten në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.