Konflikt mes krushqëve në Tiranë përfundon me plagosje
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në kryeqytet, ku një konflikt mes krushqëve ka degjeneruar në dhunë fizike, duke përfunduar me plagosjen e njërit dhe arrestimin e tjetrit.
Policia e Tiranës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi R. D., 45 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është hetuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë pas incidentit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
“I plagosuri po merr trajtim mjekësor, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” – thuhet në komunikatën e Policisë së Tiranës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



