E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikt për pronën në Gjirokastër, vritet një person
Lajme

Konflikt për pronën në Gjirokastër, vritet një person

Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur për motive pronësie.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti me sende të forta ka nisur në fshatin Labovë, mes shtetasve Andrea Xhavara dhe Jani Koleta.

Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar Andrea Xhavarën, duke i shkaktuar vdekjen. Forca të shumta të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 20:30 njoftohemi se në  Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta).

Në komisariatin e Policisë Gjirokastër janë shoqëruar disa persona.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.