Konflikti me armë në Peqin, shpallen në kërkim dy autorët
Policia e Peqinit ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin me armë zjarri, që ndodhi në në lagjen “Xhami”.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



