E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti me thika në Elbasan/ Arrestohet autori që vrau 28-vjeçarin dhe i plagosi të vëllanë! 24-vjeçari pranon krimin
Lajme

Konflikti me thika në Elbasan/ Arrestohet autori që vrau 28-vjeçarin dhe i plagosi të vëllanë! 24-vjeçari pranon krimin

Vetëm pak orë pas sherrit që i mori jetën Florenc Kovaçit mbrëmjen e sotme në Elbasan, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Korrespondenti  ynë në Elbasan  mëson se në pranga është vendosur një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Mikel Kovaçin i plagosur
Mikel Kovaçin i plagosur

Mësohet se ai ka pranuar krimin përpara uniformave blu. Gjithashtu policia gjeti dhe thikën me të cilin 24-vjeçari qëlloi Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin.

Ngjarja

Sherri ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në lagjien “Qemal Stafa” në Elbasan. Dy vëllezërit Mikel dhe Florenc Kovaçi janë konfliktuar me disa të rinj të tjerë.

Sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta, ku 24-vjeçari i arrestuar, goditi dy vëllezërit. Fatkeqësisht Florenc Kovaçi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

I vëllai i tij, Mikel Kovaçi është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Deri më tani dyshohet se arsyeja e sherrit ka nisur për një vajzë por ende nuk kemi një sqarim zyrtar nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.