E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti mes fiseve solli tragjedi në Klos/ Viktima është Danjel Hasula
Publik News

Konflikti mes fiseve solli tragjedi në Klos/ Viktima është Danjel Hasula

 

Sot në Klos u regjistrua një ngjarje tragjike me një viktimë dhe tre të plagosur, babai i viktimës dhe një i afërm i të ndjerit.

Si pasojë e konfliktit mes dy fiseve Hasula dhe Mjeshtri, mbeti i vdekur Danjel Hasula vetëm 17 vjeç dhe i plagosur babai i tij dhe një tjetër.

I mituri ka qenë bashkë me të atin në një lokal dhe një tjetër person, kur janë përballur me pjesëtarë të fisit Mjeshtri, me të cilët kanë pasur konflikte prej kohësh.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital ku i ati i të ndjerit mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa në kërkim si autor i tragjedisë është shpallur Besnik Mjeshtri.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 14:30 të ditës së sotme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.