E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga konfliti i  efektivëve të policisë për një borxh në Sarandë
Lajme

Detaje nga konfliti i efektivëve të policisë për një borxh në Sarandë

4 efektivë policie dhe 1 ish-efektiv rezultojnë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, ka degjeneruar në përplasje me armë e sende të forta.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë identifikuar 12 persona si të përfshirë në ngjarje, mes të cilëve edhe dy personat e dëmtuar.

Sipas burimeve, të dëmtuar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, janë shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje mësohet se janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë aty, por ka hasur në kundërshtim me dhunë dhe mosbindje, e për pasojë të dyshuarit janë larguar.

Nga dëshmitë e marra dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, janë identifikuar disa prej personave të përfshirë.

Rezulton se 4 prej tyre janë efektivë policie dhe njëri ish-efektiv. Ata janë Alvaro Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Himarë, Kidi Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Ergis Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë në Tiranë.

I përfshirë rezulton edhe Igli Duka, ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë, i arrestuar më pas në Skoci pasi u kap në një ndërtesë ku kultivohej marijuanë.

Veç pesë personave të mësipërm, janë identifikuar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani e Duka si dhe një shtetas me mbiemër Cocka.

Deri tani mësohet se janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Sarandës dy nga shtetasit e identifikuar, konkretisht Alvaro Sulejmani e Beqir Cocka, ndërkohë është paraqitur edhe një person tjetër, Mihal Sulejmani.

Policia vazhdon këqyrjen e kamerave të sigurisë por edhe të vendit të ngjarjes për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e personave të kërkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.