“Konfuzion dhe nxitje destabiliteti”/ Rama kërkon ndjesë për skandalin me pagat: Prokuroria të hetojë, të thërrasë të gjithë…
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve për publikimin e listës së pagave dhe të të dhënave të tjera personale. Në një konferencë së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t, Rama u shpreh se kjo është bërë qëllimisht për të krijuar destabilitet.
Ai i kërkoi Prokurorisë dhe organeve të tjera të drejtësisë që të hetojnë çështjen, duke thirrur të gjithë inspektorët e Tatimeve
“I kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre privat dhe dua ta nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht., Uroj dhe i bëj thirrje organeve të drejtësisë që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitetet.
Dua ta ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar dhe krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para.
Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës.
Ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që janë larguar në këtë sistem, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve dhe anatikuvendet”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



