E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KONISPOL/Gjendet një trup i groposur, pritet ekspertiza
Lajme

KONISPOL/Gjendet një trup i groposur, pritet ekspertiza

Një pjesë e një kufome është zbuluar në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol. Nga raportimet e para mësohet se pjesa ishte i groposur, por jo e dekompozuar plotësisht.

Mësohet se pjesa e trupit e gjetur ishte koka e një njeriu, e cila është dërguar në morgun e qytetit, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Pritet që ekspertiza të zbulojë edhe identitetin e viktimës, ndërkohë që policia tregohet e rezervuar për ngjarjen. Nga raportimet mësohet se policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihet se prej sa kohësh trupi ishte groposur.

Pak javë më parë policia nisi kërkimet në fshatin Xarrë dhe në zonën përreth për gjetjen e dy personave të zhdukur, por kërkimet nuk dhanë rezultat. Në atë kohë kërkimet u përqëndruan për gjetjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Kërkimet ku u përfshi edhe FNSH u përqëndruan në fshatrat Vrinë, Shëndelli, Mursi dhe Xarrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.