E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konkurenti kërkoi leje për t’u falur, por birra shkëlqen mbi tavolinë
Showbiz

Konkurenti kërkoi leje për t’u falur, por birra shkëlqen mbi tavolinë

Një episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në takimin e fundit të “Për’puthen”, duke shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës me Katerinën, Rindi i kërkoi asaj të ngrihej për 10 minuta për t’u falur, duke theksuar respektin e tij ndaj fesë myslimane dhe ritualeve të saj.

Por ajo që ka ngjallur polemika është një detaj që nuk i ka shpëtuar publikut: në tavolinën përpara tij ishte një kriko birre, çka bie ndesh me rregullat e fesë islame që ndalon konsumimin e alkoolit.

Ky kontrast i dukshëm ka nxitur reagime ironike dhe kritika të shumta në rrjetet sociale, duke bërë që ky moment të bëhet ndër më të komentuarit e ditës.

Ky episod rikthen në qendër vëmendjen mënyrën sesi konkurrentët e formatit arrijnë të krijojnë situata që zgjojnë interesin dhe diskutimet e publikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.