Konstatohen produkte të skaduara tek Conad
Raportohet se në rrjetin e supermarketeve Conad janë konstatuar produkte të skaduara apo dhe pa etiketën në gjuhën shqipe. Legjislacioni shqiptar në këtë rast shprehet qartë duke e cilësuar shkelje. Madje AKU si institucioni përgjegjës që kontrollon atë çfarë konsumatori zgjedh, shprehet se për këto merren masa administrative.
Përfaqësuesja e AKU Yllka Allaraj është shprehur se nuk duhet që të nxirret në raftet e operatorëve të biznesit ushqimor produkt importi që vjen nga Gjermani p.sh dhe mos të ketë etiketë në gjuhën shqipe.
Sipas AKU çdo subjekt nuk duhet të tregtojë asnjë produkt të importuar pa etiketimin në gjuhën shqipe të cilat japin informacion.
“Gjoba për mos etiketim të produkteve ushqimore që u ka kaluar afati i përdorimit, ky quhet produkt i pasigurt dhe kalon nga 3 milion deri në 5 milion të vjetra. Nëse vjen denoncim në mënyrë të menjëhershme trupat inspektues ngrihen, shkojnë te operatori i biznesit të vogël ushqimor , verifikojnë denoncimin madje i kthejnë dhe përgjigje konsumatorit se çfarë u vendos”, është shprehur me tej Allaraj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



