E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konsultat e Metës për detin, Rama: Shpresoj të mos ndikohet nga qëndrimet e Berishës
Lajme

Konsultat e Metës për detin, Rama: Shpresoj të mos ndikohet nga qëndrimet e Berishës

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në “Klan Kosova” me gazetarin Baton Haxhiu, ku kanë folur për aktualitetin në Kosovë.

“Unë nuk mendoj se presidenti do e refuzojë këtë marrëveshje e cila është në interes të shqiptarëve. Unë mendoj se presidenti ka të gjithë të drejtën ta analizojë marrëveshjen, pasi projekti vjen në jetë pas një marrëveshje të vjetër, dhe nuk dua të mendoj që presidenti është bërë pjesë e një kahu politik për të rrëzuar këtë marrëveshje, dua shumë që të besoj këtë.

Emrat e negociatorëve nuk mund të zgjedhim pa marrë plotfuqishmërinë nga presidenti. Pas dhënies së lejes nga Meta, ai ka tre momente që lidhen me këtë proces. Meta u konsultua me paraardhësit e tij, përfshirë dhe me Berishën i cili është kundër, shpresoj që Meta mos të ndikohet nga qëndrimet e Berishës. Këtë dua të besoj unë”, është shprehur ndër të tjera Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.