Kontroll blic në burgun e Durrësit, zbulohen 6 celularë
Një kontroll i befasishëm i zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgun e Durrësit ka çuar në zbulimin e gjashtë celularëve, të cilët dyshohet se ndodheshin në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Kontrolli është kryer nga forcat operacionale speciale, të cilat kanë ushtruar një verifikim në ambientet e burgut.
Sipas të dhënave paraprake, pesë prej celularëve janë gjetur të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur në momentin e kontrollit.
Pajisjet janë zbuluar në ambientin e përbashkët të palestrës, ndërsa ende nuk është përcaktuar se cilëve prej të burgosurve u përkasin.
Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për të identifikuar poseduesit e celularëve dhe për të zbardhur mënyrën se si pajisjet kanë përfunduar brenda ambienteve të burgut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



